75 Mall Live Search
14:06 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / A. M.

Berisha kërkon të rikthehet në selinë e PD, policia i bllokon rrugën

Efektivë të policisë përdorën spraj kundër Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, të cilët po përpiqeshin të ktheheshin në selinë e PD. Teksa po kalonin urën përballë katedrales së Shën Palit, një grup efektivësh i bllokuan rrugën dhe nuk i lejuan të kalonin.

Pas largimit të protestuesve dhe deputetëve të Partisë Demokratike nga selia, aty kanë mbërritur prokurorët e Prokurorisë së Tiranës. Grupin e kryeson kryeprokurorja e kryeqytetit, Elisabeta Imeraj.

8 JANAR EDICION SPECIAL11 00 frame 275225 1280x720

Më parë, Berisha tha se kjo protestë e të shtunës është vetëm fillimi. “Opozita e vërtetë është kjo që shihni, vigane në këmbë. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë”, tha Berisha.

“Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë këtyre ditëve. Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD, përveç se me pengun e Edi Ramës që quhet Lul “brava”. Kjo është një lëvizje e pandalshme. Kjo është një betejë që nuk d të ketë të sosur. Ju garantoj që kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë. Ata që mendojnë se do të mbahen pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre, gabohen rëndë. Sot shqiptarët dhe bota panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut, i cili u mbrojt me metoda banditeske, me egërsinë e narkobanditëve të Edi Ramës”.