13:40 / E Martë, 21 Shtator 2021 / LB

Berisha komenton vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e Reciprocitetit për targa me Serbinë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Kosovës për vendosjen e masës së Reciprocitetit për targa me Serbinë.

Ai ka dënuar reagimin e Presidentit serb, Vuçiq dhe heshtjen e kryministrit, Edi Rama në lidhje me këtë rast.

“Pershendes kete mase te qeverise se Kosoves per vendosjen e reciprocitetit midis vendeve te barabarta dhe denoj reagimin destabilizues te serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij ne Tirane, Zografi bis ndaj qendrimit te padronit te tij Vuçiç. shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbine.

Te dashur miq, Republika e Kosoves vendosi dje reciprocitetin me Serbine dmth makinat me targa serbe qe hyne ne Kosove detyrohen te vendosin ne targe te perkohshme me afat skadimi 60 ditor qe kushton euro 5 njelloj sikunder Beogradi detyronte makinat e Kosoves qe kalojne ne territorin e Serbise.Pas kesaj mase reciprociteti te imponuar nga diskriminimi qe Beogradi u bente makinave me targe te Kosoves qe udhetonin ne territorin e Serbise, Serbet ne Veri te Kosoves me urdher te Beogradit reaguan me bllokimin e rrugeve te cilat i çbllokoi policia e Kosoves.

Pershendes kete mase te qeverise se Kosoves per vendosjen e reciprocitetit midis vendeve te barabarta dhe denoj reagimin destabilizues te serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij ne Tirane, Zografi bis ndaj qendrimit te padronit te tij Vuçiç. sb