Berisha: Kosova – i vetmi vend në Evropë, pa sigurime shëndetësore

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ali Berisha, ka kërkuar të rregullohet e drejta e sigurimeve shëndetësore
“Çështja e sigurimeve shëndetësore është një e drejtë elementare pët të gjithë njerëzit, e kjo është shumë e rëndësishme, për sistemin shëndetësor, juridik dhe politik. E them në këtë mënyrë se është çështje e rendësishme duke e ditë që vendi ynë ka kaluar një luftë që kaloi me shkatërrim të shëndetit shëndetësor, tash e sa kohë’, tha ai.
Berisha më tej tregoi se çështja e sigurimeve shëndetësore ka filluar që nga viti 2004.
“Nga vitit 2004 kanë filluar përpjekjet për të themeluar diçka për sistemin shëndetësor, po asgjë nuk është arritur. Të gjitha këto përpjekje kanë mbetur të pazbatueshme dhe kanë mbetur vetëm në letër”, vijoi ai.
Berisha shtoi se Kosova është një ndër vendet e vetme që nuk ka sigurime shëndetësore.