Berisha: Kosovës i duhen njerëz që dinë dhe janë të sprovuar në planin politikë dhe në atë kombëtar
Kandidatët e Nismës për deputet nga qyteti i Prizrenit kanë vazhduar takimet e tyre në lagjen Arbanë.
Para qytetarëve të mbledhur foli Zafir Berisha i cili tha se Kosovës i duhen njerëz që dinë dhe janë të sprovuar në planin politik dhe qoftë atë kombëtarë, shkruan Indeksonline.

Tutje, ai ka shtuar se të ardhmen e fëmijëve nuk mund ta lëmë në duar të njerëzve të pasigurtë.
“NISMA Socialdemokrate dhe kandidatët e saj janë të sprovuar dhe të dëshmuar në çdo kohë kur shteti ka pasur nevojë pë ta, andaj tani është momenti që me 6 tetor ti japim jetë projektit tonë Bashkë për Shtetin, në mënyrë që ne të kemi më shumë mundësi për ndërtimin e një të ardhme të dinjitetshme për qytetarët e Kosovës, e në veçanti për të rinjët.”, përfundoi ai./Indeksonline/