Berisha- Kurtit: Dy rrugë i ke i nderum, mos e zgjedh të tretën – Bone shumicën dhe krijo Qeverinë, ose hap krahun dhe dil në Opozitë!

Bekë Berisha i AAK’së, ka thënë se Albin Kurti i ka dy rrugë, që ta bëjë shumicën dhe të krijojë qeverinë, ose të hapë rrugë dhe të dalë në opozitë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse ndërton qeveri, Kurti duhet ta bëjë Asociacionin.
“Nuk ke me i rritë pagat, hajnat nuk ke me i futë në burg (Liburnin, Martinin, Rozeten e Nagipin), nuk ke me ndërtu hekurudha, etj”, ka shkruar ai.
“Nëse rrin në Opozitë, Kosovës i hiqen sanksionet, Amerika dhe BE do të derdhin fonde për Qeverinë e re, do të rriten investimet direkte në ekonomi etj”, ka shkruar tutje Berisha.