75 Mall Live Search
19:26 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / LB

Berisha: LDK-ja në Istog gjysmën e partisë e ka në burg për korrupsion

Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Istogut nga radhët e AAK-së, ka folur për situatën në këtë komunë nën udhëheqjen e LDK-së.

Ai në ATV ka thënë se situata në Istog është e zymtë dhe është e ngjashme me të pamet kur vdes dikush.

“Deri më tani në Istog është një situatë e zymtë, apo si kam thënë më parë sikur e pame, jemi mbet veç me na shënosh kryt “Zoti iu lashtë shënosh” edhe kaq, mu kthy në rreth e me ec për tjetër ka”, tha Berisha.

Berisha poashtu ka thënë se LDK në Istog gjysmën e partisë e ka në burg për korrupsion.

Ndërsa sa i përket rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 17 Tetor, ai ka thënë se kanë qenë rezultate të pritshme.

“Rezultatet janë të pritshme, janë 5 mijë e 17 me ato që janë numëruar deri në fund. Rezultati ka qenë i pritshëm sepse unë si deputet krahasuar me zgjedhjet nacionale kom pas diku 2 mijë vota si deputet, e tash është trefishim gati i atij rezultati”, tha ai.