23:06 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / C E

Berisha: Luajtëm mirë por ishim pa fat, do ta fitojmë ndeshjen e radhës

Bernard Berisha, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, ka folur për Super Sport pas ndeshjes me Slloveninë, ku Dardanët humbën 2-1.

Sot jemi mundu me zhvillu një lojë të mirë, por fati nuk është me ne. Prapë se prapë nuk duhet ta humbim vullnetin për lojën e ardhshmi, kemi ndeshjen me Moldavinë dhe shkojmë për fitore”, tha Berisha.

 “Ka qenë lojë e mirë, luftuam mirë, të gjithë shokët treguan karakter dhe nëse vazhdojnë kështu, do të kthehemi te ato momente të dikurshme kur fitonim një pas një ndeshje”.

Mendoj se sot bëmë një lojë shumë të mirë, le të vazhdojmë kështu”.