75 Mall Live Search
13:54 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Berisha: Më 6 tetor NISMA Socialdemokrate, do të jetë pjesë e Qeverisë së re

Kandidatët për deputetë nga radhët Nismës Socialdemokrate, në Prizren, kanë mbajtur një takim sot me banorë të lagjes “Bajram Curri”.

Zafir Berisha ka thënë se kanë marrë mbështetje të madhe nga këta banorë, që sipas tij nuk ka munguar asnjëherë.

Ja postimi i plotë:

Banorët e lagjes “Bajram Curri” i dhanë mbështetje të plotë Nismës Socialdemokrate dhe kandidatëve të saj për deputet nga qyteti i Prizrenit.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se mbështetja juaj ndaj Nismës Socialdemokrate nuk ka munguar asnjëherë, edhe sot prezenca juaj në mënyrë masovike këtu po e rikonfirmon bindjen e realizimit të objektivave tona.
Ne sot kërkojmë nga ju që të vazhdoni kështu deri më 6 tetor dhe frymën tonë, projektin tonë Bashkë për Shtetin, ta shtrini në çdo shtëpi të lagjes tuaj.

Me 6 tetor NISMA Socialdemokrate do të jetë pjesë e qeverisë së re, ndërsa Fatmir Limaj, do të jetë kryeministër i kësaj qeverie, e cila do të angazhohet fuqishëm në përmirësimin e mirëqenies qytetare dhe ndërtimin e një shteti ligjorë, tha kandidati për deputet, Zafir Berisha.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, thanë se me mbështetja e qytetarëve të lagjes Bajram Curri po e konfirmon fuqishëm se ata do të jenë pjesë e fitores së pakontestueshme të Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.