75 Mall Live Search
13:00 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Berisha me kandidatët e NISMA-s vizitojnë Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha, së bashku me kandidatët për deputetë nga radhët e NISMA-s në Prizren, vizituan Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit (SHZAP).

Përfaqësuesit e SHZAP-së dhe shoqata “Esnaf” u uruan mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre politik kandidatëve për deputetë nga radhët e NISMA-s, duke apeluar kështu te të gjithë qytetarët e Prizrenit që t’i votojnë kandidatët për deputetë të cilët vijnë nga Prizreni.

Duke i falënderuar për pritjen e ngrohtë, përfaqësuesit e SHZAP-së, dhe shoqata  “Esnaf”, Berisha tha se qytetarët dhe afaristët e Prizrenit e kanë rastin ideal që me votën e tyre t’i zgjedhin kandidatët tanë të cilët janë garancua më e mirë se do t’i mbrojnë denjësisht interesat e qytetarëve dhe afaristëve të Prizrenit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, kryetari i NISMA-s në Prizren u ofroi mbështetje të plotë përfaqësuesve të SHZAP-së dhe “ESNAF”-it, duke shtuar më tej se ndryshimi po vjen së bashku me frymën socialdemokrate të NISMA-s.

Fjalë rasti patën edhe kandidatët për deputetë, të cilët u zotuan që do të qëndrojnë përkrahë tregtarëve dhe prodhuesve vendorë, do ta mbrojnë çmimin e prodhimeve vendore dhe do të jenë zë i fuqishëm i tyre në Kuvend të Kosovës.

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate -Prizren