Berisha me shokë eliminojnë Manchester Cityn nga UEFA Youth League
Skuadra e HJK-së Helsinki U19 ka eliminuar Manchester Cityn U19 nga UEFA Youth League.
Ishte një ndeshje fantastike ku rezultati pas 90 minutave ishte 3:3, shkruan Indeksonline
Në penallti, skuadra vendase fitoi me shifrat 8:7 dhe vazhdon tutje.
Kujtojmë që në ekipin finlandez luan edhe lojtari kosovar, Art Berisha – i cili ishte në fushë deri në minutën e 67’të./Indeksonline/

