Berisha merr përkrahje Gjilan, Anamoravë e Kamenicë: Të entuziazmuar për projektet e AAK-së

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Bekë Berisha, sot ka vizituar qytetarët e Gjilanit, Anamoravës e Kamenicës, shkruan IndeksOnline.
Berisha tha se qytetarët në Gjilan e Anamoravë ishin të kënaqur me punën e kryer atje gjatë qeverisjes Haradinajt.
Ndërkohë, shtoi se qytetarët ishin shumë të entuziazmuar për projektet që AAK do t’i realizoj.

“Kënaqësi të dëgjosh qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës teksa përshëndetën punën e bërë në ketë vend gjatë qeverisjes Haradinaj. Diskutuam së bashku edhe për projektet e ardhshme të cilat AAK i ka të përfshira në planin për zhvillim.
Në vazhdën e takimeve me qytetarë, shkuam edhe në Kamenicë ku takuam një numër të madhë qytetarësh të cilën ishin shumë të entuziazmuar për projektet që AAK do t’i realizoj në ketë qytet gjatë mandatit të ardhshëm!

#AAKpërKosovën
AAK 135✅
Bekë Berisha 4✅”, tha ai./IndeksOnline/