75 Mall Live Search
17:01 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / MSH

Berisha-Muharremi, endokrinologia e vetme nga rajoni që ligjeroi në konferencën ndërkombëtare në Dubai

Endokrinologia e njohur, Venera Berisha-Muharremi, ishte pjesë e konferencës ndërkombëtare për diabet dhe endokrinologji, në mesin e tre ligjëruesve kryesorë.

Këtë sukses të madh, Berisha-Muharremi e gëzoi duke ligjëruar përpara shumë të pranishmëve nga e gjitha bota, në konferencën e zhvilluar në Dubai, shkruan IndeksOnline.

“Tashmë 21 vite pjesë e Universitetit të Prishtinës, kam pasur privilegjin dhe përgjegjësinë që të përfaqësoj institucionin tim në nivelet më të larta të shkencës dhe profesionalizmit në fushën e Endokrinologjisë, duke iu përkushtuar me korrektësi, integritet dhe mbi të gjitha, me faqe të bardhë” u shpreh endokrinologia e njohur.

Me këtë rast, ajo falënderoi familjarët, kolegët dhe studentët që e mbështeten në këtë konferencë të rëndësishme, ku doktoresha Venerë ishte e vetmja nga Kosova, Ballkani Perëndimor dhe rajoni.

Ky është postimi i saj:

E lumtur dhe krenare!

Të jem në mesin e 3 ligjëruesve kryesorë të Konferencës ndërkombëtare “5th Global Meeting on Diabetes and Endocrinology”, që po mbahet në Dubai më 7 nëntor 2025, duke përfaqësuar Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës si i vetmi shtet dhe Universitet nga Ballkani Perëndimor dhe rajoni që merr pjesë në këtë ngjarje shkencore të nivelit global.

Tashmë 21 vite pjesë e Universitetit të Prishtinës, kam pasur privilegjin dhe përgjegjësinë që të përfaqësoj institucionin tim në nivelet më të larta të shkencës dhe profesionalizmit në fushën e Endokrinologjisë, duke iu përkushtuar me korrektësi, integritet dhe mbi të gjitha, me faqe të bardhë.

Faleminderit kolegëve, studentëve, familjes dhe gjithë atyre që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim profesional që vazhdon me pasion e përkushtim çdo ditë!