Berisha në formacionin e javës, në Australi

Besart Berisha po kalon në formë të mirë pas rikthimit në A-League të Australisë.
Në ndeshjen e fundit, të 200-n në kontinentin e largët, ylli kosovar shënoi dy gola, shkruan Indeksonline.
Me gjithë paraqitjen e mirë të Besartit, Western Unitedi u mposht me rezultat 3-4.
Ai është përfshirë në formacionin e javës në Australi.
Që nga rikthimi i tij, Besart Berisha ka shënuar 11 gola në 14 paraqitje. /IndeksOnline/
