75 Mall Live Search
15:56 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / C E

Berisha në Kosovë për pushime, takohet me deputeten e Kuvendit

Sulmuesi i Kosovës, Bernard Berisha po qëndron në Kosovë pasi që futbolli rus është në pushim dimëror.

Berisha ka shfrytëzuar këtë pushim për tu takuar me shokë e me miq të tij.

Së fundi ai ka postuar një fotografi me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj.

Kënaqësi që takova deputeten Albena Reshitaj, një intelektuale me një shpirt human e përplot energji në kontribut për vendin!”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale. /IndeksOnline/