75 Mall Live Search
10:54 / E Martë, 10 Qershor 2025 / Z S

Berisha në SPAK: Ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin, dora e mafies është kudo

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Berisha deklaroi se SPAK-u është institucioni i bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Berisha vijoi më tej, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ua ka marrë Gjipenë qytetarëve, në bashkëpunim me mafien.

Ish-kryeministri shtoi se dora e mafias dhe dora e qeverisë është kudo, shkruan A2 CNN-i.

“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë probleme të mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë… Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha mes të tjerash Berisha./Indeksonline/