75 Mall Live Search
18:47 / E Premte, 31 Tetor 2025 / MSH

Berisha ngushëllon shqiptarët, pas vdekjes së Fatos Nanos

Sali Berisha ka bërë një postim të ndjerë pas vdekjes se ish-kundërshtarit të tij në skenën politike shqiptare, Fatos Nano.

Për disa vite radhazi, Nano në taborin socialist e Berisha në taborin demokratik, kanë zhvilluar politika të ndryshme për shtetin shqiptar, raporton IndeksOnline.

Me rastin e ndarjes së Nanos nga jeta, Berisha u shpreh se ai ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste.

“Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit” shkroi Berisha, teksa postoi një fotografi bardh e zi të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PS-së.

Ky është postimi i plotë i tij:

Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!