75 Mall Live Search
18:38 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Berisha njofton ish- presidentin Sejdiu për transicionin e FSK-së

Ish- presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu pas transicionit të FSK-së ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas tij, transformimi dhe zhvillimi i saj ka qenë në agjendën e tij të përhershme gjatë kohës sa ka ushtruar detyrën si president i vendit dhe të komandantit suprem të saj, transmeton Indekosnline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Pas tranzicionit të FSK-së dhe zyrtarizimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, vizitova sot Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prita nga Ministri Rrustem Berisha dhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Transformimi dhe zhvillimi i saj ka qenë në agjendën time të përhershme gjatë kohës sa kam ushtruar detyrën e presidentit të vendit dhe të komandantit suprem të saj.

Në bashkëbisedimin që patëm u njoha për së afërmi me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në veçanti theksova mbështetjen e fuqishme që i është dhënë zhvillimit, profesionalizimit dhe transformimit të FSK-së, duke nënvizuar rolin e NATO-s dhe të anëtarëve të saj.