75 Mall Live Search
12:34 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / Z S

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga ambientet e jashtme të Kuvendit paralajmëroi se aksioni i opozitës do të radikalizohet përmes protestave.

Sipas kreut të opozitës, ministrat dhe deputetët socialistë janë të trembur, ndërsa PD-ja sheh protestat si zgjidhje që situata të mos degradojë.

“Natyrisht ne jemi opozitë. Partia Socialiste ka frikë të tmerrshme, deputetët dhe ministrat e saj kanë frikë të tmerrshme nga vetja e tyre. Absolutisht do ketë protesta se pa protesta situata vijon të degradojë gjithnjë e më shumë”, tha Berisha./Indeksonline/