17:01 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Berisha pas takimit me Kurtin: Kërkesa e komuniteteve ishte të drejtojnë një ministri

Deputeti i partisë egjiptiane, Veton Berisha, pas takimit me liderin e LVV-së, Albin Kurti ka thënë se kërkesa e Kurtit ka qenë që ta mbështesin Qeverinë në ardhje, shkruan IndeksOnline.

Berisha ka thënë se komunieti rom-egjiptian ka kërkuar nga lideri i LVV që të udhëheqin një ministri pasiqë kanë kapacitete të nevojshme që të jenë të përfshirë në vendimmarrje.

Në këtë takim ishte i  pranishëm Hetem Arifi.

Me kërkesë të z.Kurti kemi marrë ftesën. Qëllimi është koordinimi  dhe kërkesa e tij për të mbështetur Qeverinë në ardhje.

Përcaktimi jonë është akoma i pa definuar dhe biseduam për shumë për çështje.

Ne ta kemi një përfaqshim ku komunitetet të kenë më shumë hapësirë në vendimmarrje. U bisedua gjatë për një mundësi bashkëpunimi por ne do të bisedojmë me kryesitë tona dhe të marrim një vendim.

Kërkesë e jona është që të ketë ndryshime, pasi komuniteti rom-egjiptian ka qenë i anashkaluar dhe kërkesa jonë që të udhëheqim një ministri po presim që ta shqyrtoj këtë kërkesë. Kjo varet edhe nga marrëveshja e Lidhje Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Komunitetet konsiderohen si partner i tretë dhe ne e mbështetim cilido qeveri në ardhje dhe ne kemi kërkesat tona.

Të drejtojmë një ministri ishte kërkesa jonë dhe kemi kërkuar që të kemi një përfaqësim tjetër në raport që kemi pas më herët, të jemi në përfshirë në vendimmarrje. Nuk po kërkojmë favor por edhe ne të ofrojmë shërbime për të tjerët, kemi kapacitete të nevojshme”, ka thënë Berisha./IndeksOnline/