75 Mall Live Search
19:24 / E Premte, 04 Korrik 2025 / MSH

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktiv nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Deputeti nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka ndarë detaje nga takimi i sotëm që pati me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi, që në fokus pati situatën politike të krijuar nga moskonstituimi i kuvendit, u shoqërua edhe me diskutime mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, shkruan IndeksOnline.

Berisha thotë se Osmanit i prezantoi qëndrimet e PLE-së, përfshirë konstruktivitetin dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e qeverisjes që i respekton kërkesat e komunitetit egjiptian.

“Me zonjën Presidente u dakorduam që të kemi veprime të koordinuara institucionale për dalje nga kriza institucionale!” u shpreh Berisha.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot takova Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani!

Biseduam për situatën politike në vend dhe për moskonstituimin e Kuvendit edhe pas aktigjykimit të gjykatës kushtetuese!

Para presidentes znj. Osmani i prezantova qëndrimet e Partisë Liberale Egjiptiane- PLE!

– Ne kemi qenë konstruktiv që nga fillimi,

– Ne asnjëher nuk do të veprojm në kundërshtim me kushtetuten dhe ligjet në fuqi,

– Ne do të votojm për secilin kandidat për kryetar të kuvendit i cili na vije në votim të hapur në përputhje me aktgjykimin kushtetues ,

– Ne jemi të gatshëm të jemi pjesë e asaj qeverisje që i respekton kërkesat dhe ju jep munësi komunitetit Egjiptian për të marrë përgjegjësi,

– Ne po ashtu për të mirën e vendit asnjëher nuk do jemi bllokues i ndërtimit të institucioneve por për asnjë çmimi nuk përulemi ndaj askujt individualisht përveq komunitetit Egjiptian ndaj seclit kemi përgjegjësi!

Me znj Presidente u dakorduam që të kemi veprime të kordinuara institucionale për dalje nga kriza institucionale!