75 Mall Live Search
23:25 / E Hënë, 31 Janar 2022 / AR

Berisha: Pas zgjedhjeve, ne betejën për të marrë selinë e PD-së do ta vazhdojmë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë të tij garanton se pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki, demokratët do të rikthejnë betejën për marrjen e selisë së Partisë Demokratike.

Sipas tij logoja e PD dhe selia është e PD dhe nuk mund të vijojë t’i mbajë kryedemokrati Lulzim Basha.

“Çdo demokrat e sheh si jnë logo të burgosur dhe nuk është gjë tjetër veçse një motiv për ta çliruar sa më parë. Ne betejën do ta vazhdojmë, ju garantoj, revolucioni nuk ndalet. Por këto 45 ditë revolucioni përqendrohet tërësisht te vota dhe ne po shkojmë drejt votës. Ne do t’i rikthehemi, selia është e jona, logoja është e jona”,-u shpreh Berisha.