Berisha: PDK e vetmja që s’ka qeveris me Gjakovën, të tjerat tokat bujqësore i kanë bërë djerrina
Për Komunën e Gjakovës, qeverisjen e deritanishme dhe planet e partive politike që synojnë të qeverisin me vendin, është diskutuar sot në emisionin Pressing në T7.
Të ftuar kanë qenë kandidatë për deputëtë nga radhët e partive të ndryshme politike, derisa kanë pasur edhe përplasje mes vete.
Burbuqe Deva nga koalicioni AAK – PSD tha se e vetmja që ka mëndu për Gjakovën është pikërisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, derisa LDK deri më tani nuk e ka pranu asnjë projekt zhvillimor.
Ndërsa, Hisen Berisha nga PDK tha se partia nga e cila vjen ai është e vetmja që nuk ka qeveris me Gjakovën, derisa këtij qyteti i është bërë degradim, përcjellë Indeksonline.
“Gjakova, vendi industrialisht më i zhvilluar, sot pas 20 vitesh qeverisjesh veç PDK-në, të gjitha tokat i ke të kthyera në djerrina, në pyje, tokave të bukës iu ka ndërru destinacioni. Fabrikat kanë fonksionu pas luftës, të gjitha kanë pas çmim të lartë privatizimi, por ato i kanë kthy në gërmadha, të cilat i kanë bërë edhe diskoteka.
Ma thoni ju nëse një qeverisje lokale deri sot ka arrit me lanë qeverisjen 00.00, të gjitha e kanë lanë në borxh.
Udhëheqjet e para pas luftës, kanë bërë gabimin trashanik që i kanë lënë anash ruralet dhe i kanë obligu banorët e fshatrave të jetojnë në qytete dhe ata jetojnë tani me social”.
E, Fazli Hoxha nga koalicioni NISMA – AKR tha se LDK dhe PDK është fajtore që s’ka pas investime në Gjakovë.
“ I vetmi sukses që ka ardhë në Gjakovë është kur Limaj është zv. Kryeministër, pasi që ka investu. Zhvillimi ekonomik duhet të ndodhë në nivel vendi, jo vetëm në Gjakovë. Ta kemi të qartë që s’mund të bëjmë asgjë vetëm për Gjakovës”.
Derisa Agon Batusha nga VV tha se një nga degradimet më të mëdha që janë bërë në Komunën e Gjakovës janë ndërtimet pa leje. Një mendimi me të ishte edhe Luan Gola nga LDK, që tha se Gjova nuk ka plan zhvillimi./Indeksonline/