75 Mall Live Search
23:52 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Berisha: Për këtë fitore ka pasur nevojë e gjithë Kosova

Kosova ia doli që sonte në “Fadil Vokrri” ta mposhtë Moldavi minimalisht dhe ti paketojë tre pike të plota.

Falë golit të Lirim Kastrati, “Dardanët” sot festuan fitoren e pare pas një viti me humbje e barazime, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshje foli edhe Valon Berisha i cili tha se  për këtë fitore ka pasur nevojëe  gjithë Kosova.

“Në pjesën e parë ishim më superior se ata, patëm raste për të rritur epërsinë, në pjesën e dytë, kur nuk finalizon raste, kundërshtari nuhat se mund të kthehet në lojë, dhe ata u kthyen”, deklaroi Berisha.

“U mbrojtëm mirë, e rëndësishme ishte të fitojmë ndeshjen, kemi pasur nevojë për të, jo veç ne, por e gjithë Kosova”.

“Gjithmonë pas çdo ndeshje them: A kemi mundur të bëjmë më shumë ndaj Maqedonisë së Veriut”. Pas çdo ndeshje mendtë i kam atje. E pyes vetën së pari, a kam mundur më shumë, a kemi mundur më shumë? Ajo është që na ka mbetur në mend për vitin 2020”.