75 Mall Live Search
18:56 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Gj. Sh

Berisha për seancën e nesërme konstituive të Kuvendit: Nuk ka ndonjë ndryshim

Deputeti Veton Berisha ka shpalosur qëndrimet e tij dhe të partisë që ai drejton për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se nuk do të ishte mirë të shkohet në këtë formë pa ndonjë marrëveshje mes partive politike.

“Nuk pres diçka më ndryshe nuk ka ndonjë lëvizje që ka ndonjë ndryshim, sepse do të isha i informuar. Mendoj që është ofendim për vendin që të paktën konsolidimin e Kuvendit të Kosovës ta bëjmë”, tha Berisha.

Berisha tutje ka treguar edhe tri qeveritë që i kanë target partia e tij pas takimeve që do të ketë me kryeministrin në detyrë, Kurtit.

“Ministri të linjës të pushtetit lokal për shkak se mundemi me i pasë komunat në komunikim, nëse kthehet ministria e punës dhe çështjes sociale, ministria e arsimit poashtu është e rëndësishme, jemi të gatshëm edhe për atë”, tha Berisha në KlanKosova.

“Relacioni mes nesh është i mirë, në të kaluarën ka qenë një hendek mes neve, nëse jemi vendimtar që të vendosim ne e