75 Mall Live Search
12:51 / E Martë, 09 Mars 2021 / k.v

Berisha: Presim vendim meritor nga Gjykata Supreme

Ish-deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP-së, e cila ka miratuar pjesërisht kërkesën e tyre për anulim të votave të komunitetit boshnjak në komunat me shumicë serbe.

Ujedinjina Zajednicës së Adriana Hoxhiqit, koalicionit Vakat, Socialdemokratska Unisë dhe Nova Demokratska Strankës u janë anuluar në tërësi votat në komunat: Zubin-Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot e Novobërdë. PZAP-ja ka anuluar në Zubin-Potok gjithsej 407 fletëvotime, në Shtërpcë 499 fletëvotime, në Ranillug 255 fletëvotime, në Graçanicë 416 fletëvotime, në Partesh 196 fletëvotime, në Kllokot 249 fletëvotime dhe në Novobërdë 254 fletëvotime të subjekteve të lartcekura. Ndërkaq, në komunat Zveçan, Leposaviq e Mitrovicë e Veriut, PZAP-ja ka anuluar pjesërisht votat e Ujedinjena Zajednicë së Adrijana Hoxhiqit dhe koalicionit Vakat. Berisha, tha se PZAP-ja ka marrë vendim meritor për pesë komuna, por jo edhe për disa të tjera që kanë kërkuar ata.

Madje ai tha se egjiptianët janë dëmtuar me një mandat dhe nuk është pjesë e Kuvendit, ndërsa me aprovimin e tyre, e cila pritet të bëhet prej Supremes sigurisht se do të kthehet në Kuvend.

“Ne sot si Parti Liberale Egjiptiane bashkë me partner të tjerë nga komunitetet e kemi deponu një ankesën Gjykatën Supreme dhe kemi premtuar se do t’i shkojmë procesit deri në fund. Dje kemi marrë një vendim nga PZAP-ja dhe jemi të kënaqur për bazën e ankesës sonë dhe bazën e shqetësimit ku nga PZAP-ja është konfirmuar që ka pasur keqpërdorim të votave dhe vendimi është meritor. Sot kemi ardhur për të ankimuar vendimin e PZAP-së për shkak se PZAP-ja ka marrë vendim për disa komuna. Ndërsa ankesa ka qenë për të gjitha komunat dhe për pesë komuna ka marrë vendim meritor. Ndërsa sot po vijmë për të njëjtën çështje, por për tri komuna të tjera të cilat nuk kanë qenë të përfshira si Graçanica. Kanë mbetur vota akoma të larta për iniciativën rome, e cila mbetet legjitime brenda Kuvendit. Pres që Gjykata Supreme të marrë vendimin meritor. Tani kjo dukuri duhet të anulohet në tërësi. Egjiptianët jam dëmtuar me një mandat dhe nuk jam pjesë e Kuvendit, ndërsa me aprovimin tonë e cila pritet të bëhet prej Supremes sigurisht se do të kthehem në Kuvend. E keqja nëse mbetet jashtë është nga Serbia dhe kjo është shumë e rëndë për ne pët të ardhur dikush tjetër e për të orkestruar e pë të na larguar prej Kuvendit”, tha ai.