11:02 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / LB

Berisha: Protesta do të vazhdojë deri kur të dorëhiqet Edi Rama

Sot, 7 korrik ora 19:00 do të nisë protesta e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një prononcim për mediet, Berisha u bëri sërish thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë në protestë.

Kreu i PD-së tha se sot është vetëm fillimi i protestës, duke theksuar se protesta do të vazhdojë deri sa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqje.

“Mirënjohje dhe ftesë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi në orën 7 në bulevardin Dëshmoret e Kombit, për të shprehur vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i Ramës. Protesta gjithmonë ka skenarin e vetë. E rëndësishme është të japim mesazhin se shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë regjim. Protesta sot inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti. Protesta ndalet vetëm atëherë kure realizojnë qëllimin e tyre madhor”, tha Berisha.