Berisha: Protesta e 8 shkurtit ka synim votën e lirë! Tirana duhet të njohë protestën në histori

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me drejtuesit politik, koordinatorët dhe kryetarët e degëve të PD-së, ku deklaroi se protesta e 8 shkurtit ka synim votën e lirë.
Berisha ka bërë thirrje për mobilizim të të gjithë qytetarëve dhe strukturave të PD-së për protestën e 8 shkurtit.
Gjatë fjalës së tij, ai u kërkoi atyre që të nisin punën që nesër me takime në të katër anët e Shqipërisë, raporton A2CNN.
‘Të merrni masa, Tirana duhet të njohë protestën më të madhe në gjithë ekzistencën e saj’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin e thirrur në selinë blu.