11:52 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Berisha reagon pasi zv.ryeministrja Balaj kërkoi pezullimin e taksës për Rrugën e Kombit

Të shumta kanë qenë kërkesat e institucioneve të Kosovës, për heqjen e taksës në Rrugën e Kombit. E fundit që ka kërkuar në Tiranë nga Qeveria shqiptare, pezullimin e taksës është zv.kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj. Kjo e fundit në takimin e zhvilluar të hënën në Tiranë më zv.kryeministrin Erion Braçe ka kërkuar nga Qeveria shqiptare që ta pezullojë për dy muaj, deri më 15 shtator taksën në Rrugën e Kombit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndaj kësaj kërkese ka reaguar ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në rrjetin social në Facebook, ka dhënë një këshillë miqesore për Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se heqja e taksës antikombëtare në Rrugën e Kombit kërkojeni aty ku u vendos që sipas tij, është bërë në Beograd.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Nje keshille miqesore per qeverine e Kosoves!

Heqjen e takses antikombetare ne rrugen e Kombit kerkojeni aty ku u vendos ne Beograd.
Taksen e vendosi Zografi Bis me urdher te Beogradit ne kuadrin e luftes se ftohte te Tiranes kunder Prishtines.

Viktime e ketij urdheri rane edhe rrethet e veriut, Kukesi, Hasi dhe Tropoja, te cilat Zografi Bis ne traditen e tij aterore i urren per vdekje.

Ne keto tre rrethe investimi i vetem qe Zografi Bis ka bere hedhjen e asfaltit ne 10 km te segmentit te fundit te rruges B Curri – Valbone, ne te cilat ishte hedhur stabilizanti.

Me falni harrova edhe aeroportin e Kukesit por ate e kishte vetem ne 3D. sb