Berisha: Reforma në drejtësi ka dështuar
Kreu i PD Sali Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar, kryedemokrati tha se reforma në drejtësi ka dështuar.
“Skapi i partisë aktualisht është institucioni më i korruptuar i historisë së drejtësisë shqiptare. Dosjet në SKAP mbyllen kundrejt rryshfeteve. Dështimin e plotë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, George Soros”, tha Berisha.
Në krye të listës rendit kreun e SPAK-ut, të cilin e akuzoi se ka marrë 5 milionë euro për të falsifikuar dosjen e Kreshnik Farrukut, me të cilin tha se Altin Dumani është takuar paraditen e së mërkurës në Manzë.
“Sot ka shkuar në Manzë. Burimi thotë se është shkëputur nga eskorta e bashkë me shoferin ka shkuar në shtëpinë e delinkuentit”, tha Berisha.

