75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / MSH

Berisha refuzon të flasë për deklarimet e Haradinajt: E bëmë bashkimin kombëtar, tash po hajmë bukë

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka refuzuar të flasë për deklarimet që bëri kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në seancën solemne që u mbat mes deputetëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët, Haradinaj ka thënë se Kurti është në shërbim të Serbisë e Rusisë.

“Hapat e pakoordinuar të qeverisë, bënë që Serbia të shihet si viktimë. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Kryeministri ynë ka shkuar deri aty sa Blinkenin e ka quajtur naiv. Në vendin tonë, tenderët njëburimorë, janë kthyer në gjakderdhje financiare, në vendin tonë është vjedhur mielli e vaji, pasuli është shpallur sekret shtetëror. Kryeministri sapo mashtroi më herët për investime në mbrojtje. Çdo veprim i Kurtit është në agjendë të Serbisë e Rusisë, bëri përpjekje në Shqipëri por ju nuk e lejuat”, ka thënë Haradinaj.

Bekë Berisha, i pyetur nga IndeksOnline se si i sheh këto deklarime të Haradinajt, u shpreh:

“Ishim në seancën e dy kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë. E bëmë bashkimin kombëtar, tash po shkojmë me ngrënë bukë”, u shpreh Berisha.