17:07 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / C E

Berisha shënon gol në Bundesligë

Sulmuesi me prejardhje kosovare, Mergim Berisha e ka gjetur golin e tij numër pesë në sezonin aktual të Bundesligas.

Berisha shënoi golin e parë për Augsburgun kundër Freiburgut, duke e barazuar rezultatin në 1:1.

Berisha shënoi në minutën e 29’ nga penalltia për ta barazuar rezultatin në 1:1, ndërsa vetëm një minutë më vonë Freiburgu arrin të kalojë përsëri në epërsi prej 2:1.

Golin e Berishës e gjeni më poshtë.