Berisha, shqiptarëve në Europë: Votoni masivisht partitë e qendrës së djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Europian

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një videoje të postuar në llogarinë e ti j në facebook ka kërkuar që emigrantët shqiptar në europë të votojnë pasivisht partitë e qendrës së djathtë.
Berisha thekson se në tërësi shqiptarët të votojnë për Forza Italia në vendin fqinj, Nea Demokracinë, CDU-në, të votojnë Partinë Popullore Austriake, të votojnë partitë e qendrës së djathtë në Kroaci, Slloveni dhe mbarë vendet e tjera.
Kërkesa:
Të dashur miq, sot përsëri dhe nesër në mbarë Europën vazhdojnë zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe institucionet e reja të BE.
Fati e ka sjellë që shqiptarët të jenë sot më shumë votues në Europë sesa në vendin e tyre.
Ndaj dhe unë i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD kudo që janë të votojnë partitë e qendrës së djathtë. Në tërësi të votojnë për Forza Italia në vendin fqinj, Nea Demokracinë, CDU-në, të votojnë Partinë Popullore Austriake, të votojnë partitë e qendrës së djathtë në Kroaci, Slloveni dhe mbarë vendet e tjera.
I ftoj të votojnë kandidatët shqiptarë kudo që janë.
I ftoj të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët më të mirë që ata besojnë.
Le të votojnë për ne dhe për Shqipërinë, në emër tonë dhe të shqiptarëve.
Zoti i bekoftë!
I garantoj se në këtë vend zgjedhje të tjera nuk do zhvillohen pa votën e tyre, pa pjesëmarrjen e tyre.
Le të tmerrohet Edi Rama nga vota e tyre, por zgjedhje Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë pa votën e diasporës dhe emigracionit.