21:14 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / AR

Berisha: Situata në Istog është si në të pame

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha duke komentuar situatën atje ka thënë se është njëjtë si në të pame.

Për një vit ai premton se do ta kthejë jetën në Istog, pasi gjendja atje është e zymtë.

Për një vit do ta kthejmë shpresën, do ta kthejmë jetën në Istog, sepse deri më tani është situata e zymtë apo si kanë thënë më përpara, e pame, jemi mbet veç me na shnosh kryt, Zoti ju lashtë shnosh edhe qekaq“, tha ai në ATV.

Tutje, Berisha tha se programi i tij për komunën është mjaft i mirë ku në të kanë marrë pjesë doktor shkencash.