75 Mall Live Search
10:34 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / KV

Berisha: S’kam vija të kuqe për askënd, nuk më ka kontakuar Glauku

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, në një përgjigje për rtv21 ka thënë se është i gatshëm për takim me mandatarin, Galuk Konjufca, nëse ky i fundit i dërgon ftesë. Deputeti Berisha tha se nuk ka vija të kuqe për askënd, por paraprakisht duhet të pajtohen për bashkëqeverisje.

‘’Besoj se qëndrimin tim e dini se nuk jam pengues. Nuk më ka kontaktuar ende. Nëse më kontojnë jam i gatshëm për takim, do të flasim dhe mandej e shohim se di do të veprojmë.  Unë nuk kam vija të kuqe për askend. Nuk kam probleme me askënd në parime, por normalisht se nëse pajtohemi paraprakisht shkojmë në bashkëqeverisje, nëse jo, jemi në rregull”, tha Berisha.

Deputeti, Veton Berisha, kishte abstenuar gjatë votimit të mandatarit të parë Albin Kurtit për formimin e qeverisë. Deputeti Berisha së bashku me deputetën  boshnjake Duda Bale, janë dy nga tre deputetët që përfaqësojnë pakicat joserbe në kuvend që kanë shprehur më shumë skepticizëm për të mbështetur formimin e Qeverisë pa marrë parasysh edhe kërkesat e tyre. Edhe deputeti Adem Hoxha nuk e kishte përkrahur formimin e Qeverisë nga Kurti.

Në seancën e 26 tetorit mandatari i parë, Albin Kurti, kishte arritur t’i sigurojë 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Ndërkohë, ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani mandataojë kandidatin e dytë nga LVV-ja, Glauk Konjufcën. Por, nga LVV-ja i kanë thënë rtv21 se brenda 15 dite të afatit kushtetues besojnë se mandatari i tyre do të arrijë t’i sigurojë 61 vota të nevojshme.

Deri tashti zyrtarisht të gjitha subjektet politike parlamentare shqiptare: PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate kanë thënë se nuk kanë votë për Glauk Konjufcën me arsyetimin e mandatari nuk trashëgohet në mungesë të numrave të nëvojshëm.