75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / LB

Berisha: Sot nga mediat e lexova skenarin e episodit të 5 të serialit “Zafa”

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka ironizuar lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj tij.

Në Facebook ai ka shkruar se sot ka pasur kohë me lexu skenarin e episodit të 5 të serialit “Zafa” që u bë publik përmes mediave.

“Shumë i befasuar, por edhe i shqetësuar për nivelin e drejtësisë, nëse vërtet ”aktakuza” e ngritur kundër meje është ajo që ka dalur në media, kopjen e të cilës nuk e kamë ende”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot pata kohë me lexu skenarin e epizodit të 5 të serialit “Zafa” që u bë publikë përmes mediave!

Shumë i befasuar, por edhe i shqetësuar për nivelin e drejtësis, nese vertet ”aktakuza” e ngritur kundër meje është ajo që ka dalur në medija, kopjen e të cilës nuk e kamë ende!

Me ra prokuroria e shtetit deri në atë nivel dhe me u bë vegël e një rrugaqi, që e përdorën uniformën e policis për qëllime që vetëm ai e di, vërtet është shqetësuese për shoqërin tonë.

Sido që të jetën, jamë shumë i interesiar me u përballën me “drejtësin” dhe me u ballafaqu me të vërtetën,  e cila në bazë të asaj që ka dalur në media( 24.10.2022), po vertetohet që është një skenar i një grumbulli mbeturinash në organet e policisë dhe drejtësis kosovare, për denegrimin e personalitetit tim, jo vetëm…!

Në fund të gjithë ata që pozitat i përdorin për të më bërë “gjygje” dhe linqime përmes mediave, do të përballën me drejtësin e vërtet!

Vazdoni ju, ti ushqeni trushpërlarët dhe hijenat e sektit në pushtet, po dine se nje ditë ka me ju dalën për hunde!

Zafa