Ali Berisha: Sistemi informativ shëndetësor, çelësi për shëndetësi moderne apo projekti i dështuar i Kosovës?

Ish kryetari i Komunës së Pejës, tashmë kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ali Berisha, ka thënë se Sistemi Informativ Shëndetësor (SISh), është baza e një sistemi shëndetësor modern dhe efikas. Berisha ka thënë se fatkeqësisht ky sistem ende nuk është funkional në Kosovë dhe se arsye për dështimin e funksionalizimit të këtij sistemi, është faktori njeri apo mungesa e vullnetit dhe ekspertizës menaxheriale.
“Fatkeqësisht, në Kosovë, pavarësisht donacioneve të shumta dhe shpenzimeve të larta nga buxheti i shtetit, ky sistem ende nuk është funksional. Arsyeja kryesore nuk është mungesa e infrastrukturës teknike apo fondeve, por dështimi ka qenë te faktori njeri apo mungesa e vullnetit dhe ekspertizës menaxheriale”, ka thënë Berisha.
Ndërsa është zotuar se me tërë kapacitetin profesional mjekësor dhe menaxherial, do të punojë për implementimin e SISh-it, për të cilin ka thënë se është jetik për shëndetësinë dhe popullin e Kosovës.
“Kemi vlerësuar se këto janë hapa të domosdoshem për implementimin e SISH dhe zotimi im është që tërë kapacitetin tim profesional mjeksor dhe menaxherial do ta shfrytëzoj për këtë çështje jetike per shëndetësinë dhe popullin e Kosovës. Implementimi i SISh është hapi i parë drejt sigurimeve shëndetësore dhe një sistemi shëndetësor që u shërben të gjithëve. Koha për veprim është tani”, ka thënë Berisha.
Postimi i plotë:
Sistemi Informativ Shëndetësor: Pse është i domosdoshëm dhe ku kemi dështuar?
Sistemi Informativ Shëndetësor (SISh) është baza e një sistemi shëndetësor modern dhe efikas. Ai mundëson menaxhimin e të dhënave të pacientëve, përmirëson cilësinë e shërbimeve dhe rrit transparencën në sistemin shëndetësor.
Fatkeqësisht, në Kosovë, pavarësisht donacioneve të shumta dhe shpenzimeve të larta nga buxheti i shtetit, ky sistem ende nuk është funksional. Arsyeja kryesore nuk është mungesa e infrastrukturës teknike apo fondeve, por dështimi ka qenë te faktori njeri apo mungesa e vullnetit dhe ekspertizës menaxheriale.
Propozimet dhe zotimet e mia për implementimin e SISh:
1. Menaxhim profesional
• Angazhojmë menaxherë me përvojë dhe ekspertë ndërkombëtarë për zbatimin e projektit.
2. Trajnim për stafin shëndetësor
• Organizojmë trajnime praktike për përdorimin e SISh dhe mbështetje teknike të vazhdueshme.
3. Infrastrukturë teknologjike e qëndrueshme
• Sigurojmë pajisje dhe sisteme të unifikuara për të gjitha institucionet shëndetësore.
4. Monitorim dhe përmirësim
• Krijojmë mekanizma të rreptë monitorimi dhe përdorim feedback-un e stafit për përmirësime të vazhdueshme.
5. Mbështetje financiare dhe strategji afatgjata
• Bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare dhe dedikojmë fonde për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit.
Kemi vlerësuar se këto janë hapa të domosdoshem për implementimin e SISH dhe zotimi im është që tërë kapacitetin tim profesional mjeksor dhe menaxherial do ta shfrytëzoj për këtë çështje jetike per shëndetësinë dhe popullin e Kosovës.
Implementimi i SISh është hapi i parë drejt sigurimeve shëndetësore dhe një sistemi shëndetësor që u shërben të gjithëve. Koha për veprim është tani!