75 Mall Live Search
19:54 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / MSH

Berisha thotë se në votim të hapur do ta votojë ‘‘bash kë të qesin’’, deklarohet për alarmin për bombë

Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, para vazhdimit të seancës konstituive, është deklaruar rreth alarmit të rrejshëm për bombë, duke thënë se sot ishte i tillë, porse, kur ‘‘nuk ka institucione për një kohë kaq të gjatë, këto munden me u bë të vërteta pastaj’.

I njëjti ka deklaruar edhe se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar më parë.

‘‘Duhet prej të gjithëve, qyre kjo u kanë e rrejshme, një alaram i rrejshëm. Por kur nuk ka institucione për një kohë kaq të gjatë, këto munjn me u bë të vërteta pastaj. E kam paralajmëruar edhe më përpara edhe merrshin sikur kiamet atë punë’’, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar se në seancën e sotme, ose në atë të radhës, mund të rrëzohet propozimi për komisionin për votim të fshehtë, duke i hapur kështu rrugë kthimit në votim të hapur për kryetar të parlamentit.

Berisha tha se ka deputetë që duan ta rrëzojnë këtë propozim të bërë nga kryesuesi Avni Dehari i LVV-së, e që kur të ndodh votimi i hapur pastaj ‘’duhet me kry këtë punë’’.

‘‘Nëse ka sot prezencë të deputetëve që mundet me u rrëzu ai opsion është rrugëdalje dhe është reflektim, por që jo, atëherë në seancën e ardhshme besoj që do ta rrëzojmë sepse ka njerëz që dojnë me rrezu këtë opsion, kur të dalim në të hapur pastaj duhet me kry këtë punë se u bë bajat’’, ka thënë ai.

I njëjti, tha se pas kësaj ai do të votojë këdo që është kandidat për të kryetar.

‘’More po vallahi për bash kënd të qesin’’, tha ai.