Berisha: Trajneri e di që ky është momenti im
Mesfushori Bernard Berisha po kalon formë të mirë. Ai pret që të luaj në ndeshjen kundër Çekisë, të cilën e konsideron favorite.
“E kam prit këtë moment, trajneri e di që ky është momenti im. Ne kemi shumë talentë dhe secili dëshiron me tregu vlerën që e ka.
Çekia është favorite por ne jemi shumë të motivuar. Synimi ynë është që të arrijmë fitore” deklaroi Berisha në konferencë për shtyp.