75 Mall Live Search
11:11 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Berisha tregon se a dëshiron më shumë që Kosova të kualifikohet në evropian apo Lazio në ligën e kampionëve

Valon Berisha ka dhënë një intervist për emisionin “Ich bin Albaner” ai përveq të tjerash është pyetur se a dëshiron më shumë që Kosova të kualifikohet në evropian apo Lazio në ligën e kampionëve.

Berisha tregoi se ai ka më shumë dëshirë që Kosova të kualifikohet sepse sipas tij është një gjë të cilën e ka dëshiruar gjithmonë “Dëshira ime ka qenë gjithmonë që me dërgu Kosoven në evropian apo botëror, dëshira është shumë e madhe por normal edhe Lazion kisha pasur dëshirë me dërgu në Champions League”, tha ylli i Kosovës.

Po ashtu Valoni tregoi se nga trajneri marrin shumë motivim dhe sipas tij kjo është shumë e rëndësishme.

Futbollisti i Kosovës tregoi po ashtu që babi i tij ka punuar mjaftë shumë për t’i ndihmuar edhe familjarët të cilët jetojnë në Kosovë “I ka majt dy, tre puna për me majt familjen, edhe jo veq neve në Norvegji po edhe për tjert në Kosovë”.

Andaj ai tha se futbollin e bënë edhe për familjen e tij por edhe për me i gëzu familjet e tjera shqiptare./Indeksonline/.