75 Mall Live Search
19:36 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / BA

Berisha: Uniforma e veteranit, flamur i gjallë i sakrificës sonë

Në kuadër të eventit ‘Uniformat e Lirisë për krerët e UÇK-së’, po zhvillohet aktivitet për sensibilizimin e opinionit publik për proceset gjyqësore që po përballen krerët e UÇK-së në Hagë.

Në fjalën e tij, Ferid Berisha, i njohur si ‘Komandant Shkupi’, tha se uniforma që po mbahet sot është krijuar pas një pune të gjatë e që është uniformë zyrtare e veteranëve të UÇK-së.

“Kjo uniformë që mbajmë sot nuk është thjeshtë një rrobë ushtarake, jo, është Flamur i gjallë i gjakut dhe i sakrificës sonë kombëtare”, tha Berisha.

Ai më the shtoi se kjo uniformë është edhe mision, përmes të cilit kujtojmë luftën tonë të lavdishme. /rtk