Berisha viziton disa shkolla në komunën e Pejës, premton se do t’i adresoj sfidat dhe brengat e tyre

Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha ka vizituar disa shkolla fillore në komunën e Pejës ku nga menaxhmenti i këtyre shkollave është njohur me sfidat dhe brengat e tyre.
Ai është zotuar se në të ardhmen do t’i tejkalojnë së bashku dhe do të angazhohet për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm për arsimim dhe edukim.
Postimi i plotë i Rrustem Berishës:
Të dashur nxënës e të nderuar mësues, prindër, ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor!
Sot me këtë rast, pata nderin të vizitoj disa nga Shkollat Fillore të Komunës së Pejës, Shkollën Fillore në Dobërdol, ku mora mësimet e para si nxënës, pastaj vizitova Shkollën Fillore në fshatin Llozhan, Loxhë, e poashtu edhe Shkollën Fillore në Lagjen Dardania në Pejë.
Nga menaxhmenti i këtyre shkollave u njoha me sfidat e brengat e tyre dhe u zotova se në të ardhmen do t’i tejkalojmë së bashku ku do të angazhohemi për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm për arsimim dhe edukim.
Suksese për të gjithë nxënësit e Komunës së Pejës e më gjerë!

