Berisha: Vota ime ishte për votim të hapur, nuk lejoj që të keqpërdoret

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se e ka paraqitur votën e tij ashtu si e parasheh Kushtetuta, me votim të hapur. Ai theksoi se nuk do të lejojë që sinqeriteti i votës së tij të keqpërdoret, duke shtuar se nuk ka kërkuar asgjë për vete, por vetëm dëshiron të zgjidhet problemi.
“E pata paraqitur votën time, ashtu si e parasheh Kushtetuta, me votim të hapur. Nuk do të lejoj që sinqeriteti as vota ime të keqpërdorem. Unë nuk kam kërkuar asgjë për veten, vetëm dua të zgjidhim problemin.”
Tutje, ai u shpreh se ngërçin politik, kreu i VV-së, Albin Kurti po të donte do të mund ta zgjidhte sonte, por sipas tij, Kurti nuk është i interesuar për zgjidhje
“Përndryshe, Kosova nuk është vetëm e imja dhe këtë problem mund ta zgjidh Albin Kurti tash me dashtë, por ky nuk po do të zgjidh problem. Më vjen keq që Kosova po hyn nga sonte në të panjohurën, nuk dihet çka do të ndodhë, është e mundur gjithçka”.
“Unë nuk kam shpresë që do të ndodhë diçka sonte, do të shkojë ashtu si deri tash. Unë votë të fshehur nuk hyj andej”.