75 Mall Live Search
11:10 / E Enjte, 30 Maj 2024 / S Z

Berjani kërkon hetim nga prokuroria për çmimet e naftës në Gjilan

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ka folur rreth gjendjes në këtë sektor. Ai në Klan Kosova tha se nafta në Gjilan po shitet me çmim më të lirë. Sipas tij kjo i dëmton edhe importuesit e tjerë.

Berjani me këtë rast kërkon hetime nga prokuroria.

“Ato tri kompani i bëjnë së bashku qarkullim 100 mijë euro, këto kompanitë e tjera shembull po e bëj, nuk i bëjnë qarkullim as 200-300 euro. Me këtë qarkullim këto kompani nuk mund të paguajnë as punëtorin e asgjë”, tha Berjani.

I pari i Shoqatës së Naftëtarëve ndër të tjera tha se është e pamundur që diku nafta të shihet 1 euro e 16 centë e diku 1 euro 33 centë.

“Këtu diçka nuk është në rregull. Tregu është i prishur sepse 33 kompani të naftës që janë në Gjilan, mund të them lirisht se janë afër falimentimit. Nuk kanë qarkullim”, shtoi ai.