75 Mall Live Search
22:28 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / LB

Berlini godet ashpër Vuçiqin për zgjedhjet, përmendet kërcënimi i votuesve e blerja e votës

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka reaguar për zgjedhjet në Serbi, që u mbajtën 17 dhjetor.

Zgjedhjet parlamentare atje i ka fituar partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por OSBE/ ODIHR ka evidentuar një mori shkeljesh.

Këto shkelje përfshijnë keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës.

Për Gjermaninë një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos kur Serbia është shtet kandidat për integrim në Bashkimin Evropian (BE).

“Serbia ka votuar, por @osce_odihr raporton keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, thuhet në njoftim.