75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / k.v

Bërllok në hyrje të autostradës

Ndonëse është e ndaluar edhe me shenjë hedhja e mbeturinave, në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në fshatin Trude, shihet shumë bërllok.

Lexues të IndeksOnlinet kanë dërguar video nga ky vend ku shihet pamje e shëmtuar.

Banorët e zonës përreth thonë se persona të papërgjegjshëm po hedhin fshehurazi bërllok shumë afër hyrjes së autostradës./IndeksOnline/