17:40 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Berlusconi e blen te Monza ish-futbollistin e Milanit

Gabriel Paleta është rikthyer në Itali, pas aventurës dy vjeçare në kampionatin kinez, me Jiangsu Suning.

Lojtari është pa skuadër, pasi mbylli aventurën me klubin kinez, dhe tani është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta di Parma”, prej ditësh mbrojtësi po stërvitet me Monzën në Serie C. Thuhet se tekniku Kristian Broki, po të vlerësojë gjendjen e lojtarit dhe më pas do të vendosë nëse do ta marrë në ekipin e tij, për shkak se lojtari mund të firmosë kur të dojë pasi është pa kontratë.

Galiani dhe Berlusconi kanë dhënë miratimin e tyre për këtë lëvizje, dhe në rast se trajneri jep dritën jeshile atëherë Paleta do të nënshkruante kontratë me Monzën.