75 Mall Live Search
17:15 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Berlusconi ia mësynë të bëhet pjesë e Parlamentit Evropian

I akuzuar shpesh për lidhje me mafinë italiane dhe krimin e organizuar, Silvio Berlusconi do të jetë kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet Berlusconi para mediave, transmeton Indeksonline. Këto zgjedhje priten të mbahen me 26 maj. Rreth kandidaturës së tij tha se njohuritë dhe eksperiencën që posedon do të luajnë një rol të rëndësishme në votime.

Berlusconi ishte një nga figurat më të rëndësishme politike të Italisë. Ai ka qenë tre herë kryeministër.

Përveç politikës, ai ka pasur skandale të shumta. Në vitin 2012 ishte shpallur fajtor për ikje nga taksat dhe ishte akuzuar për skandale seksuale. /Indeksonline/