Berlusconit nuk i mungon Milani, tani ka Monzan
Ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi ka folur për skuadrën e tij të re, Monzan kur është pyetur se a i mungon Milani.
Ai ka thënë se është duke ndërtuar një skuadër model me futbollist të pastër, shkruan Indeksonline.

“Unë kam marrë tani Monza, Galliani dhe unë duam të ndërtojmë një ekip model, të përbërë nga italianët e rinj, kemi kërkuar djem pa mjekra, që nuk kanë tatuazhe dhe nuk kanë vathë. Nëse ata dështojnë ata duhet të kërkojnë falje dhe duhet të ketë respekt maksimal për gjyqtarin. Kur ata të nënshkruajnë autografe, kanë për të shkruar në mënyrë të qartë emrin dhe mbiemrin e tyre. Shqetësimi ynë kryesor nuk është për të ngrihemi në Serie B ose Serie A, por të ndërtojm një ekip që është shembull“, ka thënë Berlusconi.
Berlusconi ishte president i Milanit nga viti 1986 deri në vitin 2017 duke fituar gjithçka të mundshme. /IndeksOnline/
