18:22 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Bërnabiq: 18 të vdekur nga Covid-19, dita më e keqe nga fillimi i pandemisë

Në 24 orët e fundit, 18 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Serbi dhe janë regjistruar  386 raste të reja.

Kështu tha kryeminstrja serbe, Ana Bërnabiq e cila shtoi se sot është dita më e keqe nga fillimi i luftës kundër Covid- 19.

“Sot, për fat të keq, sipas një numri të madh të parametrave, është dita më e keqe nga fillimi i luftës me koronën. Në 24 orët e kaluara 18 njerëz vdiqën nga korona”, tha ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, raporton Tanjug,