Bërnabiq: Beogradi dhe Prishtina janë ende larg arritjes së një kompromisi
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha sot se ai nuk sheh asnjë shenjë të arritjes së një kompromisi me Prishtinën, por se duhet të arrihet nëse Serbia dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian.
Ajo tha për televizionin Pink se mendon se Beogradi dhe Prishtina janë më larg nga arritja e kompromisit kryesisht për shkak të taksës prej 100 për qind të vendosur mbi mallrat nga Serbia, për shkak të formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe paralajmërimeve për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Unë mendoj se po largohemi nga kompromisi”, tha shefja e ekzekutivit serb dhe shtoi se konflikti i ngrirë me Prishtinën do të thotë se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, transmeton Klan Kosova.
Sipas saj, çështja e Kosovës duhet të zgjidhet dhe se zgjidhja qëndron në arritjen e një kompromisi që do të garantojë paqe, stabilitet dhe një jetë më të mirë për serbët në Kosovë.
Bërnabiq theksoi më tutje se serbët në Kosovë duhet të jenë të sigurtë.